Flash

Lufta në Ukrainë, Blinken mbërrin në Poloni

Lapsi.al 5 March 2022
Lufta në Ukrainë, Blinken mbërrin në Poloni

Blinken ka mbërritur në Rzeszow, një qytet juglindor afër kufirit me Ukrainën, i cili është bërë streha për mijëra ukrainas që janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus, shkruan The Guardian

Antony Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm të NATO-s dhe Bashkimit Europian, Zbigniew Rau. Më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, kryesisht në Poloni, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake e ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë. NATO ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë të ndalim-fluturimit në vend.

Blinken tha të premten se NATO, të cilën ai e quajti një aleancë mbrojtëse, po kërkonte të parandalonte përhapjen e luftës përtej Ukrainës.

“Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse konflikti vjen tek ne, ne do të jemi gati dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,” përfundoi Blinken

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI