Flash

"Mbikalimi", arrestohet në Shijak 51-vjeçari që transportonte kanabis

Lapsi.al 5 March 2022
"Mbikalimi", arrestohet në Shijak 51-vjeçari që

Policia e Durrësit ka sekuestruar dy çanta me pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak, në bashkëpunim me Seksionin per Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “MBIKALIMI”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. F., 51 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë" njofton policia.

51-vjeçari u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

 

Të këshilluara

Shtrenjtohen 10% çmimet e bulmetit

Kompanitë e përpunimit të qumështit kërkojnë kthimin e TVSH-së së rimbursueshme, pasi vendosja e taksave ka rritur kostot e prodhimit dhe falimentimin e fermave...

09:33

Pas Facebook, Rusia bllokon edhe Twitter

Moska shtrëngon edhe më tek kontrollin mbi mediat për pasur në dorë informacionet mbi luftën, sanksionet e botës perëndimore dhe atyre në teknologji. Moska v...

23:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI