Flash

Krimi makabër në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së familjes shqiptare

Lapsi.al 5 March 2022
Krimi makabër në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së familjes

Policia greke ka nisur hetimit për motivet dhe rrethanat për krimin e rëndë të ndodhur në Andravidë, ku Armando dhe Maria Klocit dhe dy fëmijët e tyre një dhe dy vjeç, u vranë të mërkurën në shtëpinë e tyre në Andravidë.

Krimi duket se është i paramenduar pasi autori 61 vjeçar kishte menduar të zhdukte gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur të ngarkonte kufomat në rimorkio për t’i transportuar.

Sipas informacioneve, familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë 61 vjeçarit grek. Gjurmët e 61 vjeçarit kishin humbur në mënyrë misterioze që prej pasdites së mërkurës, kur u zbulua tragjedia. Pas një aksioni të koordinuar të policisë greke, autori i shpallur në kërkim është arrestuar në Patra.

Sipas medias greke patranews policia me anë të një aksioni jashtë banesës së 61 vjeçarit në Andravidë kishte vënë re qarkullimin e tij pranë kësaj zone.

Siç rezultoi më vonë 61 vjeçari kishte kaluar pranë shtëpisë së tij dhe më pas ishte larguar. Pak pas mesnatës së së premtes, ai u gjet duke ecur në rrugën Perimetrike të Patrës në lartësinë e stadiumit Pampeloponnisia ku ishte vendosur një bllokadë, ku policia e ndaloi dhe më pas e arrestoi pa asnjë rezistencë.

Të këshilluara

Shtrenjtohen 10% çmimet e bulmetit

Kompanitë e përpunimit të qumështit kërkojnë kthimin e TVSH-së së rimbursueshme, pasi vendosja e taksave ka rritur kostot e prodhimit dhe falimentimin e fermave...

09:33

Pas Facebook, Rusia bllokon edhe Twitter

Moska shtrëngon edhe më tek kontrollin mbi mediat për pasur në dorë informacionet mbi luftën, sanksionet e botës perëndimore dhe atyre në teknologji. Moska v...

23:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI