Flash

Arrestohet në Poloni një gazetar spanjoll: Ishte spiun rus

Lapsi.al 4 March 2022
Arrestohet në Poloni një gazetar spanjoll: Ishte spiun rus

Polonia arrestoi një gazetar spanjoll me dyshimin se ishte një spiun rus. Ai po planifikonte “të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”, tha të premten Agjencia e Sigurisë së Brendshme.

I dyshuari, i identifikuar si një agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), gazetari Pablo Gonzales u arrestua në Przemysl, afër kufirit të Polonisë me Ukrainën.

Në shënimin e publikuar nga policia polake thuhej se ai ishte me origjinë ruse.

Sipas të njëjtave burime ai kishte kryer operacione në favor të Rusisë nëpër Evropë dhe gjetkë nën mbulesën e të qenit gazetar.

Avokati i tij, i tha Reuters se nuk kishte arritur ende të kontaktonte klientin e tij. Ai postoi më herët në Twitter se klienti i tij ishte akuzuar për spiunazh dhe po mbahej në burgun Rzeszow.

Ministria e Jashtme e Spanjës tha se ishte informuar nga autoritetet polake për akuzat, por nuk mund të jepte asnjë detaj. Ajo tha se do të ofronte ndihmë konsullore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI