Flash

Morën ryshfet për shpejtësinë mbi norma, në pranga dy inspektorë të Rrugores

Lapsi.al 5 March 2022
Morën ryshfet për shpejtësinë mbi norma, në pranga dy

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë të policisë rrugore në Tiranë.

Në pranga kanë rënë inspektor E. Ç dhe K.Ç, të dy me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, të dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u krye pasi këta punonjës policie, duke qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete, nuk i ndëshkonin ata me masa administrative sipas parashikimeve të nenit 140 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në shkëmbim të vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe vlerat monetare të përfituara nga punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për evidentimin e të gjitha rasteve të ngjashme si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të policisë të përfshirë në këtë veprimtari.

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë, Blinken mbërrin në Poloni

Blinken ka mbërritur në Rzeszow, një qytet juglindor afër kufirit me Ukrainën, i cili është bërë streha për mijëra ukrainas që janë larguar për t’i shpëtuar agr...

13:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI