Flash

Basha: Qeveria të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lapsi.al 7 March 2022
Basha: Qeveria të shfrytëzojë të gjitha mundësitë

Nga foltorja e Kuvendit Basha tha se akti i NATO-s që luftoi krah Kosovës ishte një akt humanitar, ndërsa Ukraina është një vend me integritet të pacenueshëm.

Ai theksoi se i duhet kërkuar qeverisë shqiptare draft rezolutë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

"Ironia është e qartë, krahasimi midis një operacioni unik humanitar siç ishte në Kosovë për të shpëtuar fëmijët dhe gratë nga makineria vrasëse e Millosheviçit, duke sulmuar një vend sovran të heqë paralele të paqena. Akti i NATO-s që luftoi krah Kosovës ishte një akt humanitar, ndërsa Ukraina është një vend me integritet të pacenueshëm për Shqipërinë, ka vetëm dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit të Ukrainës. Të miratojmë sa më parë dhe projekt-rezolutën tjetër që kjo që ka të bëjë me derdhjen e toksinave në rajon, që ka të bëjë me të vetmin vend në Evropë që vazhdon të përkëdhelë diktatorin Putin. Është detyra jonë t’i kërkojmë qeverisë shqiptare draft rezolutën, ku duke marrë shkak nga agresioni kundër Ukrainës, t’i kërkojmë qeverisë që Shqipëria të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Të ndërmarrë një diplomaci më aktive për njohjen e Kosovës, nga 4 vendet e Bashkimit Evropian. Të ndihmojë që të forcohet bashkëpunimi politik mes Kosovës dhe NATO-s dhe të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Urojmë që me bashkimin e vendeve të lira ky agresion të zmbrapset", tha Basha ne Kuvend.

Të këshilluara

Djali plagos me thikë nënën në Tiranë

Një grua është plagosur me thikë nga djali i saj në periferi të Tiranës. Ngjarja e rwndw njoftohet nga policia. Nuk jepen shkaqe pwr plagosjen. Detaje nga...

13:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI