Flash

Fitim Zekthi: Nëse "Shtëpia e Lirisë" mund PD-në në zgjedhje, Basha ka humbur legjitimitetin

Lapsi.al 7 March 2022
Fitim Zekthi: Nëse "Shtëpia e Lirisë" mund PD-në

Tre ditë më parë, Fitim Zekthi, mbështetës i Lulzim Bashës dhe ish-kandidat për deputet, deklaroi në Ora News se nëse "Shtëpia e Lirisë" do të dalë e dyta në të gjashtë bashkitë, dhe PD-ja zyrtare e do të mbajë vendin e fundit në zgjedhje, atëherë Basha ka humbur legjitimitetin.

Zekthi shtoi se në një rast të tillë Partia Demokratike duhet të hujë në një proces total zgjedhjesh. Ai bëri edhe një parashikim.

"Nëse Shtëpia e Lirisë do të dalë e dyta qartësisht kudo, dhe Basha do të dalë qartësisht duke humbur dukshëm, sigurisht që Basha ka humbur legjitimitetin. Duhet që PD duhet të hyjë në një proces total zgjedhjesh, por megjithatë nuk mendoj se do të ndodh kjo gjë." - u shpreh Fitim Zekthi më 4 mars në Ora News.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme sot janë thuajse drejt finalizimit. "Shtëpia e Lirisë" po fiton në Shkodër, ndërsa në 4 bashki të tjera është në vend të dytë pas Rilindjes dhe PD-ja e Bashës në vend të tretë. Pozicioni më i mirë që ka arritur Basha deri tani është në Rrogozhinë, ku kandidati i tij zë vendin e dytë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Djali plagos me thikë nënën në Tiranë

Një grua është plagosur me thikë nga djali i saj në periferi të Tiranës. Ngjarja e rwndw njoftohet nga policia. Nuk jepen shkaqe pwr plagosjen. Detaje nga...

13:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI