Flash

Grida Duma: Basha refuzoi 3 javë të denonconte aferën e Portit të Durrësit

Lapsi.al 8 March 2022
Grida Duma: Basha refuzoi 3 javë të denonconte aferën e Portit

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Një koment të gjatë në rrjetet sociale, ndër të tjera deputetja demokrate e akuzon Bashën se nuk ka pranuar të denoncojë aferën e projektit të ri të Portit të Durrësit.

“Meqë ra fjala dhe ky kandidati i “Librës” qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për 3 jave me radhë të vije në Durrës dhe të denoncoje aferën e Portit të Durrësit - e refuzove në mënyrë kategorike!” – shkruan Duma.

Të njëjtën akuzë për Bashën ka bërë gjatë fushatës në mënyrë të përsëritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit Basha është i përfshirë në këtë projekt së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Duma thotë se Basha emëroi njerëz nga qendra në fushatën e 6 marsit në Durrës pa e pyetur atë si drejtuese politike e qarkut. Ajo thotë se Basha i krijoi përshtypjen se “kjo garë ishte e lëshuar”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Grida Duma ia plas keq Bashës: Lulzim nuk po t’i them të gjitha

Mbledhja me dyer të mbyllura/ Grida Duma i del përballë Bashës: A ke ti përgjegjësi…

Të këshilluara

Polonia i jep Ukrainës avionët e saj MIG-29

Polonia deklaroi se është e gatshme të japë "menjëherë dhe pa asnjë pagesë", të gjithë avionët e saj MIG-29. Ata do të dërgohen në bazën ajrore Ramstein në Gjer...

21:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI