Flash

Polonia i jep Ukrainës avionët e saj MIG-29

Lapsi.al 8 March 2022
Polonia i jep Ukrainës avionët e saj MIG-29

Polonia deklaroi se është e gatshme të japë "menjëherë dhe pa asnjë pagesë", të gjithë avionët e saj MIG-29. Ata do të dërgohen në bazën ajrore Ramstein në Gjermani dhe që mund të vendosen "në dispozicion" të qeverisë amerikane.

Në këmbim, Polonia u kërkon Shteteve të Bashkuara t'u japin "avionë të tjerë të përdorur me aftësi operacionale përkatëse". Polonia shton se "është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së këtyre avionëve".

Qeveria polake u kërkoi gjithashtu aleatëve të tjerë të NATO-s që kanë në dispozicion avionë MIG-29 të veprojnë në të njëjtën mënyrë. SHBA konfirmoi gjatë fundjavës se po punon për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë.

Raportohet se Polonia do të dorëzojë avionët MIG-29 të saj në këmbim që SHBA t'i sigurojë asaj avionë të tjerë luftarakë si zëvendësim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI