Flash

Nuk ndalen zërat kundër Bashës, deputetja e Krujës i kërkon largimin: Bashkimi i PD-së fillon me dorëheqjen tuaj

Lapsi.al 8 March 2022
Nuk ndalen zërat kundër Bashës, deputetja e Krujës i

Shtohen radhët e deputetëve të PD-së që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Sikur të mos mjaftonte grupimi i "Foltores", tani kundër po i dalin edhe të vetët që nuk shkuan pas Berishës. Merita Bakiu është deputetja e radhës që është shprehur kundër lidershipit të Bashës. Më poshtë reagimi i saj i plotë. 

Ndodhemi ne nje situate te veshtire, ndofta me keq se vitin 1997 , per arsye se pervec humbjes se tmerrshme kemi dhe nje PD te percare.

Ne kete moment po nuk morem pergjegjesite do te jemi dhe deshmitare te shkatarrimit perfundimtar. Nuk mund te fshihemi me pas sigles , anetaresia dhe per me teper votat popullore na treguan realitetin.

Pergjesjesia fillon se pari tek ju kryetar e me poshte. PD shpeton duke u bashkuar dhe ky bashkim fillon me doreheqjen tuaj dhe cuarjen ne zgjedhje te reja brenda PD ku bejne pjese edhe anetaret, miqte e bashkepuntoret qe sot i jane bashkuar foltores.

Nuk behet fjale per te gjetur fajtore, por per te marre pergjegjesi e per te bere zgjidhje.

Ja kemi borxh demokrateve bashkimin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI