Flash

Debatet/ Kush është deputetja që mbrojti Bashën në mbledhjen e PD-së

Lapsi.al 7 March 2022
Debatet/ Kush është deputetja që mbrojti Bashën në

Është shoqëruar me debate dhe deklarata të forta mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku deputetë të saj i kanë kërkuar dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Deputetja Elda Hoti ka thënë se humbja e PD-së është e turpshme.

“Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë se gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!” – ka thënë deputetja e PD-së.

Ndërsa në krah të Bashës ka dalë deputetja Oriola Pampuri që ka deklaruar se nuk duhet ta kërkojmë fajin dhe përgjegjësinë vetëm te Basha.

“Ne e dinim që do dilnim kështu sepse ishin zgjedhje kurth. Normale është të bashkohemi me demokratët në terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet e 2023. S’kemi kohë” – mësohet të ketë thënë Pampuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI