Flash

Flet Berisha: Jam gati për bashkimin e PD, por me një kusht

Lapsi.al 7 March 2022
Flet Berisha: Jam gati për bashkimin e PD, por me një kusht

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është i hapur për bashkimin e partisë pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 6 marsit.

“Shqiptarët votuan opozitën e vërtetë dhe jo turp-opozitën, opozitën false. Këto zgjedhje janë kambanë për demokratët, se duhet të bashkohemi, se ne po ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka njeri që të ketë hapur partinë më shumë se Sali Berisha.

Jam për hap drejt bashkimit, por të pranohet vota e lirë. Gjithçka është rezultat i votës së lirë. Unë nuk largoj njeri, unë afroj njeri, nëse njerëzit ikin vetë, ajo është punë tjetër.

ADN e PD ka qenë dhe mbetet PD. Nëse duan rrugën e fitores së PD, nëse e ndjejnë veten kandidatë për kryetar të PD-së, le të bashkohen, mbi bazën e votës së lirë”, - deklaroi Berisha në një intervistë në Syri TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI