Flash

Ardian Muka: Ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale

Lapsi.al 7 March 2022
Ardian Muka: Ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Ardian Muka në Durrës tha se fituan një kauzë shpirtërore dhe morale. Ai ishte kandidati i dytë më i votuar duke spostuar të tretin Luan Hotin e mbështetur nga Lulzim Basha. 

“Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste. Duke falènderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur. Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit!

I juaji, Ardi!”, shkruan Muka.

Ardian Muka doli fuqi e dytë në Durrës, duke marrë 19,876 vota, ndërsa Emiriana Sako mori 39,157 votash.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI