Flash

Berisha për deputetët e mazhorancës: Skllevër që ulni kokat para tiranit që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit

Lapsi.al 7 March 2022
Berisha për deputetët e mazhorancës: Skllevër që ulni

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Sali Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës që nuk kanë thënë asnjë fjalë për rezolutën e Parlamentit Europian, në të cilën thuhet se Rusia ka tentuar të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor. Sipas Berishës është e rëndë që deputetët e Kuvendit tonë sillen si vasalë të Vucicit. Ai iu drejtuar më së shumti Taulant Ballës. 

"Rezoluta e Parlamentit Evropian thotë se shikon me shqetësim të madh përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor e të hyjë në proceset e tyre demokratike. Shpreh keqardhje të madhe se Serbia me mos pozicionimin e saj, në bashkimin me BE ndaj sanksioneve ruse e rëndon procesin e saj në integrimin drejt BE. Tani t’ju pyes unë ju, nëse PE gjen një nen për Ballkanin Perëndimorë dhe ju vasalë të Vuçiçit nuk gjeni guximin të thoni asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur. Çfarë jeni ju more mjeranë, skllevër që ulni kokat para një tirani që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit po ka të njëjtën shpirt. Vendi i tij është në Hagë, për masakrat e shkaktuara. Nuk ia vlen të jap atë që meriton personalisht parafolësi, por kjo është përgjigja ime", tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Djali plagos me thikë nënën në Tiranë

Një grua është plagosur me thikë nga djali i saj në periferi të Tiranës. Ngjarja e rwndw njoftohet nga policia. Nuk jepen shkaqe pwr plagosjen. Detaje nga...

13:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI