Flash

Gjekmarkaj sqaron arsyet e dorëheqjes: PD rrezikon të shuhet

Lapsi.al 7 March 2022
Gjekmarkaj sqaron arsyet e dorëheqjes: PD rrezikon të shuhet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka bërë edhe publike arsyet që e çuan në vendimin për të dhënë dorëheqje nga funksionet politike në këtë parti.

“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëjë një hap pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.

Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD ??✌?” – shkruan Gjekmarkaj në Facebook.

Gjekmarkaj e paralajmëroi dorëheqjen që më herët dhe më pas e zyrtarizoi atë në mbledhjen e grupit parlamentar. Burime të lapsi.al në mbledhjen e grupit parlamentar thanë se ai ka qenë mjaft i ashpër me Bashën.

“T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet një kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa. Duhet një komision që do ta çojë PD në zgjedhje. Unë do të mbetem një deputet i thjeshtë” – tha Gjekmarkaj.

Ai kishte vetëm 2 muaj në detyrën e nënkryetarit që mbahej nga Enkelejd Alibeaj i cili mori vendin e Alfred Rushajt në krye të grupit pas ngjarjeve te 8 janarit në selinë e PD. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI