Flash

Berisha-deputetëve që dolën kundër Bashës: Bashkohuni me ne, por me një kusht

Lapsi.al 9 March 2022
Berisha-deputetëve që dolën kundër Bashës: Bashkohuni

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë që dolën kundër Lulzim Bashës pas daljes së rezultatit të 6 Marsit të bashkohen me të. Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen Bashës se nuk e pranojnë opozitën fasadë të Ramës.

“Unë mendoj se zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritë para shqiptarëve se Shtëpia e Lirisë në të cilën aleancë PD ka rolin kryesor përbën opozitën e vërtetë shqiptare. 70% e popullit shqiptar voton për Shtëpinë e Lirisë. Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme të 6 marsit me të cilën në këtë ditë qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen e merituar Edi Ramës. Se lojën me fasadë opozitë nuk e pranojnë por e hodhën në kosh të plehrave.

Gjej rastin të ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 Mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë drejt zgjedhjeve të tjera. Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë dhe Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj qëndrimet e deputetëve. Sapo konstatuan qëndrimin e elektoratit shqiptar se brava opozita është false, ata shpresën qëllimet e tyre të drejta.

Kërkuan vendime të cilat Lul Brava nuk i merr kurë se nuk e lejojnë. I ftoj të bashkohen me PD dhe të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj se ligji dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi është edhe mbetet vota e lirë. Kushdo që pranon votën e lirë si mekanizëm, bashkimi mes demokratëve është i mirëpritur të bashkohet me ne”, tha Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore. Ndërsa në ...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI