Flash

Alizoti: Basha si i dehuri që thotë “nuk kam pirë”

Lapsi.al 8 March 2022
Alizoti: Basha si i dehuri që thotë “nuk kam pirë”

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti tha se kryetari Lulzim Basha po bën gjithçka që t’i shpëtojë përgjegjësisë pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit. Ai tha se deputetët duhet të largohen urgjentisht prej tij.

“Çfarë po bën Lul Basha sot? Mbledh disa njerëz në seli dhe thotë kemi fituar, kur ka humbur në të vërtetë. Ky është në një situatë psiqike se nuk ka asnjë mundësi tjetër.

Po. Ose është psiqik, ose bën vetë sikur është për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Deputetët duhet të distancohen urgjentisht prej tij. Basha nuk pranon votën, nuk pranon ri-votimin. Nuk pranon votë-besimin, ç’është ky njeri kështu?” – tha Alizoti në Opinion.

“Zgjidhja është dorëheqja. PD është në krizë totale, sepse nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por të kryetarëve. Duhet të shkëputet nga koncepti stalinist dhe sot i ka ardhur finishi.

Mua kjo gjë më tmerron: Si mund të dalësh të thuash fajin e kanë këta? Po më kujton simptomat e ‘91 kur Ramiz Alia thoshte të dilnin me pankarta “Parti – Enver” për të ndryshuar kohën. Koha nuk ndryshohet”, - tha Alizoti.

Më tej ai pohoi se tashmë deputetët e PD duhet të pozicionohem me qëndrim.

“Tani me Bashën nuk merrem më, sepse e konsideroj psikik. Pas shumë e shumë provash, që është i vetmi në univers që ka shumë shanse që provon dhe nuk fiton. Deputetët të lënë analizat, të shkëputen nga ai.

Ne jemi në një krizë iracionale. Rrotullohemi gjithë kohës dhe nuk e shpjegojmë dot. Jemi në një fazë të marrësh, si ai që ka pirë 2 kg raki dhe thotë: “Nuk kam pirë raki”, - u shpreh Alizoti.

Të këshilluara

Polonia i jep Ukrainës avionët e saj MIG-29

Polonia deklaroi se është e gatshme të japë "menjëherë dhe pa asnjë pagesë", të gjithë avionët e saj MIG-29. Ata do të dërgohen në bazën ajrore Ramstein në Gjer...

21:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI