Flash

“Ç’bëni more legenë”/ Dash Shehi: Rama mori në telefon ata të naftës

Lapsi.al 10 March 2022
“Ç’bëni more legenë”/ Dash Shehi: Rama mori

Rritjen apo uljen e çmimit të naftës në Shqipëri, Dashamir Shehi nuk e shesh si reflektim direkt të ndryshimit të bursës ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Shehi tha se mbrëmjen e së mërkurës që pati një rënie të lehtë të çmimit të karburantit, nuk erdhi si pasojë e uljes së çmimit në bursë, por si pasojë e një telefonate të Kryeministrit.

“Kjo që po të them unë të jesh i sigurt që nuk është ulur fare prej asaj të bursës, por është ulur se jam i sigurt që Kryeministri jonë i nderuar ka marrë nja dy nga ata në telefon dhe i ka thënë çfarë bëni more legena, ku e çuat, e nxorët popullin atje.

Prandaj është e rëndësishme ajo që tha zotëria, që ne duhet të dalim dhe duhet të dalim për t’i treguar që ore ky popull reagon. Më bëhet qejfi që kanë reaguar shqiptarët”, - tha ndër të tjera Dash Shehi. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI