Flash

Salianji ngre zërin: Basha duhet të ikë edhe pse po lutet “për një herë të fundit”

Lapsi.al 10 March 2022
Salianji ngre zërin: Basha duhet të ikë edhe pse po lutet

Deputeti Ervin Salianji ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale ku shkruan se “Lulzim Basha duhet të ikë”. Deputeti i PD-së thotë se kjo parti është aset kombëtar dhe aspak personal.

“Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për një tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thotë që “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal! Si përherë me demokratët ✌?” – shkruan Salianji.

Ditët e fundit janë shtuar shumë zërat brenda grupit parlamentar të PD për largimin e Bashës, edhe mes atyre që përpara zgjedhjeve të 6 marsit e mbrojtën me forcë kryetarin e vulës përballë Berishës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protesta edhe në Tepelenë dhe Sarandë

Edhe Saranda dhe Tepelena i bashkohen protestës kundër rritjes së çmimeve. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Sarandë për të protestuar...

18:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI