Flash

Protesta edhe në Tepelenë dhe Sarandë

Lapsi.al 10 March 2022
Protesta edhe në Tepelenë dhe Sarandë

Edhe Saranda dhe Tepelena i bashkohen protestës kundër rritjes së çmimeve.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Sarandë për të protestuar për rritjen e çmimit të karburantit. Për rreth 30 minuta, qytetaret bllokuan trafikun duke detyruar dhe drejtuesit e automjeteve të fikin makinat.

Fillimisht protestuesit janë përplasur me policinë, e cila në kushtet e krijuara ka devijuar trafikun në drejtime të tjera. Gjatë këtij tubimi në Sarandë, mësohet se nuk ka patur të shoqëruar nga policia edhe pse grumbullimi ishte pa marrë leje.

Protestave kundër rritjes së çmimeve në vend i janë bashkuar dhe qytetarët e Tepelenës. Më të paktë në numër se në qytetet e tjera ata janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të kërkuar nga qeveria marrjen e një plani masash për të frenuar rritjen e çmimeve.

Me pankarta në duar “çmimet na prekin të gjithëve” dhe me thirrjet “Rama ik” ata shprehin indinjatën kundër situatës ekonomike në vend.

Kujtojmë se protesta po zhvillohen dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lushnjë, Shkodër, Fier dhe Lezhë.

Qytetarët janë të unifikuar në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit përpara se kriza e çmimeve të agravojë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI