Flash

Fjalët e Ramës nuk qetësojnë askënd/ Bllokohet Unaza e Vogël në të dyja krahët

Lapsi.al 10 March 2022
Fjalët e Ramës nuk qetësojnë askënd/ Bllokohet Unaza e

Qytetarët e mbledhur përballë kryeministrisë janë shpërndarë, ku fillimisht kanë bllokuar Unazën e Vogël në të dyja krahët.

Mësohet se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore për në kryeqytet.

Lexo më tej: Zbythet Rama: Do nxjerr akt normativ kundër spekulantëve të çmimit të naftës! 

Protestuesit me ç'duket nuk janë bindur nga fjala e kryeministrit Rama, i cili deklaroi se duke filluar nga nesër shteti do të ndërhyjë tek kompanitë e tregtimit të naftës në vend, për të caktuar një marzh shumë të vogël fitimi, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të mbrohen konsumatorët.

Një pjesë e protestuesve kanë shkuar gjithashtu përballë ambienteve të drejtorisë së policisë, për të protestuar në lidhje me shoqërimet e protestuesve të bëra ditën e djeshme.

Të këshilluara

Protesta edhe në Tepelenë dhe Sarandë

Edhe Saranda dhe Tepelena i bashkohen protestës kundër rritjes së çmimeve. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Sarandë për të protestuar...

18:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI