Flash

"Do dorëhiqeni përfundimisht?"/ Basha: Humbëm ndaj do të mbajmë përgjegjësi, nisur nga unë i pari

Lapsi.al 10 March 2022
"Do dorëhiqeni përfundimisht?"/ Basha: Humbëm ndaj do

Ndonëse para disa ditësh tha se nuk kishte humbur asnjë garë në jetën e tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët, ka pranuar dështimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kryedemokrati është shprehur se në PD ka nisur një reflektim i thellë për 6 Marsin ndërsa më tej u shpreh se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë për humbjen.

Nuk dihet ende nëse Basha është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, pavarësisht se ai tha se do të bënte çdo gjë në të mirë të PD-së.

"Bëmë mbledhje për 6 marsin, do vazhdojmë me mbledhjen e kryesisë sepse padyshimm do marrim përgjegjësi, duke filluar nga unë i pari. Ne jemi në process vërtetimi dhe duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimet e tyre, është një process I thellë, me synim interesin më të mirë të demokratëve. Unë jam gati të bëj cdo gjë në interess më të mirë të PD-së! Por, duhet pak durim sepse ti paraprijmë ngjarjeve kur jemi në process reflektimi. Është domosdoshmëri, nuk kemi arritur akoma aty, është proces reflektimi. Po bëhet nami me naftën, dhe i pari i qeverisë ia ka mbathur në Dubai, procesi i reflektimit ka nisur dhe do të vazhdojë", tha Basha. 

 

 

Të këshilluara

Me urdhër të SPAK, 6 të arrestuar në Vlorë

SPAK ka zbarkuar në Vlorë një natë më parë dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme janë arrestuar gjashtë persona. Ata dyshohet të jenë pjesë e një grupi të s...

09:12

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm gjatë paradites dhe mesditës, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta ...

07:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI