Flash

Ukraina jep alarmin: Natën e sotme do na sulmojë edhe Bjellorusia

Lapsi.al 11 March 2022
Ukraina jep alarmin: Natën e sotme do na sulmojë edhe Bjellorusia

“Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën mbrëmjen e sotme”. Ishte ky alarmi që dha nga Qendra e Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit, duke shpjeguar se "sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të përfshihen në pushtimin e vendit".

Sipas Kievit, pushtimi do të ishte përgjigja e Minskut ndaj sulmit ajror të supozuar që filloi nga Ukraina dhe që sipas Kievit ishte planifikuar nga Rusia.

Në krahun tjetër Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë e ka mohuar sulmin me një deklaratë zyrtare.

Edhe SHBA tha se “aktualisht nuk ka asnjë indikacion se do të ndodhë kjo”. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby konfirmoi se nuk presin për një sulm të mundshëm nga forcat bjelloruse në Ukrainë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protestat, Meta i dërgon një mesazh Ramës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje që qeveria të dëshmojë përgjegjësi për atë që po ndodh në gjithë vendin ku kanë shpërthyer një valë protestash...

20:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI