Flash

Mbyllet protesta, shfaqet Rama, njofton dalje në ERTV në orën 15:00

Lapsi.al 12 March 2022
Mbyllet protesta, shfaqet Rama, njofton dalje në ERTV në orën

Kryeministri Rama pritet të dalë në orën 15:00 para shqiptarëve për të dhënë detaje në lidhje me paketën e ndihmës pas shtrenjtimit të çmimeve. Më herët, kryeministri tha se e kishin gati këtë paketë. 

Mëherët Edi Rama ka publikuar Aktin Normativ të miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Përmbajtja e tij si më poshtë:

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave, miratoi Aktin Normativ

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.

Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjeherë Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.

2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI