Flash

"Monstra" grek që i mori jetën familjes shqiptare, dyshohet edhe për një krim tjetër

Lapsi.al 14 March 2022
"Monstra" grek që i mori jetën familjes shqiptare, dyshohet

Policia greke po bëhet gati t’i kërkojë ndihmë Europol-it lidhur me vrasësin e familjes shqiptare në Andravida, Sakis Varvaresos, 60 vjeç.

Bëhet fjalë për zhdukjen në vitin 2019 të dy shtetasve, një shqiptari dhe një bullgari, të cilët ishin punëtorë krahu në zonë. Këta të fundit ishin zënë me 60-vjeçarin dhe dy ditë më pas u zhdukën pa lënë gjurmë.

Ngjarja ndodhi atëherë në një kafene jashtë Andravidas, ku 60-vjeçari i ofendoi ata me fjalë raciste për prejardhjen e tyre dhe më pas i kërcënoi me armë. Dy ditë më pas, greku Varvaresos u tha banorëve të zonës se dy emigrantët nuk erdhën më në punë.

Madje sipas tij, ikën pa i kërkuar as rrogën. Policia greke do kërkojë ndihmën e Europol-it lidhur me vendndodhjen e dy emigrantëve për të hetuar mbi zhdukjen e tyre prej asaj dite, pasi ka dyshime se 60-vjeçari mund t’i ketë vrarë dhe ata.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI