Flash

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Spanjë

Lapsi.al 14 March 2022
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër të shpallur në kërkim për vrasje në tentativë kanë rënë në pranga nga policia. Autoritetet bëjnë me dije se është arrestuar E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

"Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”. Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut. Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe 'Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.'" - detajoi policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI