Flash

A ka negociata Basha – Berisha/ Bylykbashi flet për atë që po ndodh në PD

Lapsi.al 15 March 2022
A ka negociata Basha – Berisha/ Bylykbashi flet për atë që

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit ka komentuar në ABC atë që po ndodh brenda demokratëve.

I pyetur nëse ka negociata mes pjesës së demokratëve që drejtohen nga Lulzim Basha me Komisionin e Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha për bashkimin e partisë, Bylykbashi e tha se ka "kontakte mes kolegës", por jo "negociata".

“Ka kontakte mes kolegësh. Kolegëve ju desh 6 marsi, për të arritur në konkluzion. Nuk ekziston një koncept i tillë negociatash. Nuk negociohet statuti i PD-së” – tha Bylykbashi.

Deputeti që mbështet Berishën tha se është e përcaktuar në statut se si bashkohet partia, që është përmes procesit të votimit.

“Për sa i takon atij që është organi më i madh vendimmarrëse që është Kuvendi që u mblodh më 11 Dhjetor.

Nuk ka një kryetar, por është organi kolegjial që është Komisioni i Rithemelimit që është i përkohshëm, që me Kuvendin e ri Komisioni e humbet funksionin.

Statuti i PD përcakton që demokratët të bashkohen tek kutia e votimit, që është vota e lirë e fshehtë në kutinë e votimit”, - tha Bylykbashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI