Flash

Financial Times zbardh planin e paqes: Rusia tërheq forcat ushtarake, Ukraina heq dorë nga NATO

Lapsi.al 16 March 2022
Financial Times zbardh planin e paqes: Rusia tërheq forcat ushtarake,

Financial Times raporton se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një plan paraprak paqeje, i cili përfshin një armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse nga Kievi. Duke cituar tre burime të sigurta nga grupi negociator, Finanacial Time thekson se plani i paqes hyn në fuqi nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e armatosura.

Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos strehuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy , i tha FT se çdo marrëveshje do të përfshinte largimin e trupave ruse nga territori i Ukrainës, përkatësisht ne rajonet jugore përgjatë Azov dhe Detet e Zi, si dhe territori në lindje dhe në veri të Kievit.

Negociatorët ukrainas dhe rusë diskutuan planin e paqes 15-pikësh për herë të parë të hënën, raporton Financial Times.

Të këshilluara

Safet Bajri heq dorë nga lirimi me kusht

Safet Bajri heq dorë nga kërkesa për “lirimin me kusht”. Mësohet se Bajri që vuan dënimin në burgun e Fierit kishte bërë kërkesë pranë Gjykatës së Tiranës, p...

12:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI