Flash

Berisha: Elmar Brok erdhi të më kërkonte largimin, por ju them ç’ndodhi më pas

Lapsi.al 17 March 2022
Berisha: Elmar Brok erdhi të më kërkonte largimin, por ju them

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar disa detaje nga takimi me eurodeputetin gjerman Elmar Brok. Berisha tha se Brok e nisi takimin me një kërkesë që ai të hiqte dorë nga PD, por pas bisedës e ndryshoi komplet qëndrimin.

“Elmar Brok më tha: “Sali, erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt”. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera.

Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithçka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova se zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë, por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, - u shpreh Berisha në një intervistë në Syri TV.

“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Deri me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës.

Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme. Ka dhe të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha” – tha ish-kryeministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë. Nga përplasja i lënduar ka mbetur drejtiesi i motoçiklet...

20:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI