Flash

19 afganë arrijnë ilegalisht në Kosovë, u ndihmuan nga dy jordanezë

Lapsi.al 18 March 2022
19 afganë arrijnë ilegalisht në Kosovë, u ndihmuan nga dy

Shtetasit afganë që u kontrabanduan janë vendosur në Qendrën e Azilit në Magurë, tetë prej tyre janë fëmijë

Kësaj qendre mbrëmjen e së enjtes iu shtuan 19 banorë. E këta të fundit, shfrytëzuan rrugët ilegale, që nga Afganistani të vijnë në Kosovë.

Këtë ua mundësuan dy jordanezë, të cilët pasi u zunë, duke kryer këtë vepër penale, u dërguan në mbajtje.

Në mesin e 19 shtetasve të Afganistanit, tetë prej tyre janë fëmijë. Këta i takojnë grup moshave të ndryshme, prej fëmijë e deri në 17 vjet.

Me të arritur në qendër, këtyre azilkërkuesve, iu ofrua akomodimi.

Deri tani, të njëjtit iu kanë nënshtruar edhe të gjitha kontrolleve shëndetësore.

Fitim Zariqi, drejtor i Qendrës për Azil tregon që të njëjtit do t’i nënshtrohen procedurave që parashihen me ligj, ditëve në vijim.

Por këta nuk janë të vetmit shtetas afganë që kanë statusin e azilit në Kosovë.

Edhe të tjerë janë duke u strehuar në këtë qendër, të cilët i përkasin nacionaliteteve të ndryshme.

Brenda pak ditësh, shtetasit afganë do të pajisen me letërnjoftim të azilit, me të cilin mund të qarkullojnë brenda shtetit. /Express

Të këshilluara

Elbasan, aksidentohet punëtori i "Kurum"

Një 50-vjeçar është plagosur këtë mbrëmje në ambientet e kompanisë Kurum në qytetin e Elbasanit. Bujar Dervishi është plagosur në ambientet e kësaj kompanie ...

19:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI