Flash

VIDEO/ Dhunohet në Fushë Krujë kuzhinieri i njohur, por fsheh ngjarjen para policisë

Lapsi.al 20 March 2022
VIDEO/ Dhunohet në Fushë Krujë kuzhinieri i njohur, por fsheh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në vendin e quajtur Ura e Gjolës në afërsi të Fushë Krujës. Ambulanca e qendrës shëndetësore ka marrë aty kuzhinierin e njohur, Indrit Çela i cili kishte lëndime të shumta.

Sipas asaj që raporton News 24, 39-vjeçari u ka thënë punonjësve të policisë dhe stafit mjekësor të kësaj qendre se ishte përfshirë në aksident me një automjet i cili është larguar nga vendngjarja. Të njëjtat burime shtojnë se ky version nuk i ka bindur efektivët e policisë të cilët dyshojnë se Çela ishte dhunuar.

Kjo pasi ai kishte dëmtime në kokë e fytyrë. Edhe “JOQ Albania” ka publikuar dhe disa fragmente të rrahjes brutale që disa të rinj i bëjnë kuzhinierit. Ngjarja ka ndodhur mbi urë në aksin Fushë Krujë – Rinas – Vorë. Sipas këtij portali sherri kishte nisur për shkak të një debati se kush kishte përparësinë në rrugë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet me magnitudë 3.9 Rihter ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:40 të drekës sot. Epiqendra e tërmetit është l...

13:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI