Flash

Zjarr në fshatin “Lapardha 2”, digjen ullinj e dru frutor

Lapsi.al 20 March 2022
Zjarr në fshatin “Lapardha 2”, digjen ullinj e dru frutor

Një zjarr ka përfshirë sot kodrën me ullinj dhe pemë frutore në fshatin “Lapardha 2” në Berat. Zjarri është shfaqur papritur dhe i favorizuar nga era është përhapur në të gjithë kodrën, duke ju afruar edhe banesave të fshatit.

Kanë qenë banorët ata, që të frikësuar kanë njoftuar zjarrëfikësit. Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës deri në zonën e zjarrit ka vështirësuar futjen me mjete të zjarrëfikësve në zonë por me gjithë terrenin e vështirë kodrinor, zjarrëfikësit kanë mundur të shmangin rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

Tashmë flakët e zjarrit janë lokalizuar po situata është duke u monitoruar pasi ka ende vatra të nxehta në të gjithë kodrën. Burime të zjarrëfikësve nga vendngjarja bëjnë me dije se janë djegur shumë ullinj dhe pemë frutore, që do të evidentohen më qartë pas verifikimit të dëmeve. Mendohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Një sherr është shënuar këtë të diel në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku janë konfliktuar shtetasi A. Sh 60 vjeç dhe E. G., 43 vjeç. Burime zyrtare të polici...

22:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI