Flash

Qeveria vendos të fikë ndriçimin e autostadave gjatë natës

Lapsi.al 20 March 2022
Qeveria vendos të fikë ndriçimin e autostadave gjatë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë të ditur se ndriçimi me energji elektrike në shumë akse rrugore kombëtare do të ndërpritet për shkak të krizës energjetike. Në një deklaratë për mediat, Balluku tha se i kanë kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar që të ndërpresë ndriçimin në disa akse.

Kështu, do të fiket ndriçimi në akset Tiranë-Durrës, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lin-Pogradec, Korçë-Ersekë etj. Po kështu, do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare në degëzim, si By-Passi i Fierit, Lezhë-Shëngjin, Shkodër-Hani i Hotit.

“Nga ora 00:00 e mesnatës do t’i kërkohet të gjithë bashkive që të fikin ndriçimin që kanë në ndërtesa apo pjesë të tjera që nuk kanë domosdoshmëri”, - u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi gjithashtu se reshje shiu nuk do të ketë as në 2 javët e ardhshme, e për këtë arsye qeveria do të blejë energji në tregjet ndërkombëtare. Por Balluku garantoi se çmimet e energjisë për abonentët familjarë nuk do të pësojnë rritje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI