Flash

Rama jep spektakël duke bërë xhiro në furrat e bukës së Tiranës

Lapsi.al 20 March 2022
Rama jep spektakël duke bërë xhiro në furrat e bukës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë këtë të diel një tjetër nga shfaqjet e tij të zakonshme për të treguar se qeveria është në terren për të frnuar rritjen e çmimeve.

Ashtu siç bënte në kohën e pandemisë kur iu bërtiste pleqve në rrugë pse nuk qëndronin në shtëpi, edhe këtë herë Rama ka parë disa furra buke në Tiranë.

I shoqëruar nga ministrja e Financave, Rama tha se në këto momente, qeveria nuk do të vendosë taksa për biznesin e vogël.

“Ajo që duhet të bëjmë është që mos të lejojmë abuzimet. Çmimet duhet të jenë të tilla që dhe ju mos të futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi. Por jo për të shfrytëzuar rastin siç është në kohën normale. Ndaj kemi bërë këto borde për ushtrimet dhe karburantet” – tha Rama.

Ashtu si gjithmonë, nuk mungoi në këtë tur të kreut të qeverisë edhe një demokrat i zhgënjyer me PD-në. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI