Flash

Iluzioni optik/ Pse lëvizin këto shkopinj në këtë foto

Lapsi.al 20 March 2022
Iluzioni optik/ Pse lëvizin këto shkopinj në këtë foto

Një iluzion i çuditshëm optik i ka lënë të habitur shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për 8 kolona në një imazh të palëvizshëm, por që duket sikur lëvizin.

Pse ndodh kjo?

Fotoja u publikua në platformën Reddit nga një përdorues me emrin Eatvaca. Me mbishkrimin "Pandat e dehura" imazhi tregon kolonat jeshile që duken si shkopinj bambuje.

Në shikim të parë nuk ka asgjë të veçantë, por pasi t’i shihni për pak kohë do të kuptoni se ato fillojnë të lëvizin.

“Iluzioni marramendës” e kanë emërtuar disa me të drejtë pasi të jep përshtypjen se je vërtet në gjendje të dehur.

Nuk na besoni? Provojeni vetë! ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI