Flash

Putin humbet një tjetër gjeneral në Ukrainë

Lapsi.al 20 March 2022
Putin humbet një tjetër gjeneral në Ukrainë

Ukraina raportoi se forcat e saj kishin qëlluar për vdekje zv.komandantin e flotës ruse të Detit të Zi, Andrey Paliy duke u shkaktuar një tjetër humbje të rëndësishme forcave të Vladimir Putin.

Paily, kapiten i rangut të parë, 51 vjeç, është i vetmi oficer i lartë detar që dyshohet të jetë vrarë në këtë luftë. Kievi pretendon se ka vrarë deri tani 5 gjeneralë të ushtrisë.

Vdekja e Paliy u konfirmua nga një mik rus, Konstantin Tsarenko, sekretar i këshillit publik të Shkollës Detare të Sevastopol Nakhimov, megjithëse nuk është pranuar zyrtarisht nga Moska.

Në rrjetet sociale thuhet se ai ishte përfshirë në sulmet e marinsave rusë pranë Mariupolit. Megjithatë, nuk dihen rrethanat e sakta të vdekjes së tij.

Paliy ka lindur në Kiev, por në vitin 1993 refuzoi të bënte betimin ushtarak ukrainas dhe në vend të kësaj zgjodhi të shërbente në Flotën Veriore Ruse.

Ai kishte shërbyer më parë në kryqëzorin raketor bërthamor rus "Pjetri i Madh". Shërbeu gjithashtu edhe si nënkryetar i akademisë detare ruse në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI