Flash

"Të ikë Berisha, shmangim pasojat nga SHBA" Oferta e deputetëve që mbështetën Bashën për grupin e pezulluar

Lapsi.al 21 March 2022
"Të ikë Berisha, shmangim pasojat nga SHBA" Oferta e

Grupi i mbetur parlamentar në selinë e PD i ka bërë një ofertë kolegëve që kishin pezulluar më parë dhe që mbështetën Sali Berishën. Në një deklaratë të lexuar nga Enkelejd Alibeaj, thuhet se duhet gjetur një mekanizëm për shmangien e Sali Berishës nga vendimmarrja në PD në mënyrë që të shmangen pasojat nga SHBA. Deklarata e plotë më poshtë:

QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË

DEMOKRATIKE

1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e

thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për bashkimin e demokratëve.

2. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.

3. GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.

4. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:

a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin

mes demokratëve.

b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin

e partisë në bazë.

c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të

gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

Të këshilluara

Dorëheqja e Bashës, reagon Berisha

Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.  "Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD! Te dashur miq, rikt...

18:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI