Flash

Zadrimë/ Bllokohet makina me thasë kanabisi, tre në pranga

Lapsi.al 21 March 2022
Zadrimë/ Bllokohet makina me thasë kanabisi, tre në pranga

Tre persona janë arrestuar pasi po transportonin drogë me dy makina, në rrugën nacionale Shkoder - Lezhë, informoi sot Policia e Lezhës.

Në njërën makinë ishin vendosur 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë.

Prapa ndodhej një makinë tjetër e cila shoqëronte automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për këtë lëvizje dhe kishte organizuar operacionin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Izmir Dervishi, 31 vjeç shoferi i makinës ku ndodhej kanabisi, Ergys Arrazi, 28 vjeç dhe Durim Mehmedaj, 37 vjeç, që ndodheshin në makinën tjetër.

Të tre të arrestuarit janë banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Operacioni policor u kodua “Zadrima”.

Të këshilluara

Basha mbledh sot grupin parlamentar të PD

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme një mbledhje. Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë deputetët e tij në...

11:11

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Një sherr është shënuar këtë të diel në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku janë konfliktuar shtetasi A. Sh 60 vjeç dhe E. G., 43 vjeç. Burime zyrtare të polici...

22:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI