Flash

OKB: Rusët sulmuan 62 objekte shëndetësore në Ukrainë

Lapsi.al 22 March 2022
OKB: Rusët sulmuan 62 objekte shëndetësore në Ukrainë

Në ditën e 27 të agresionit rus në Ukrainë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se të paktën 62 sulme kanë ndodhur në objektet shëndetësore në Ukrainë.

Sipas kësaj organizate, për shkak të këtyre sulmeve, u vranë 15 persona dhe 37 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, zyrtarët e OBSH-së në Poloni thonë se një vlerësim i shpejtë tregon se rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë arritur atje kanë probleme psikologjike, kryesisht për shkak të traumave.

Gjithashtu, punonjësit e shëndetësisë në kufi, raportojnë për ardhjen e fëmijëve dhe nënave që vuajnë nga rraskapitja dhe dehidratimi, ndërsa shumë të moshuar vijnë pas disa ditësh udhëtim pa mjekim, veçanërisht për sëmundje të tilla si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Të këshilluara

Deti tërhiqet në Shëngjin dhe Vlorë

Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra. Sigurohen pamjet e tërheqjes së detit, që ka habitur...

17:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI