Flash

Kriza do të jetë e gjatë, Sejko: Çmimet mbeten të larta edhe në vitin 2023

Lapsi.al 23 March 2022
Kriza do të jetë e gjatë, Sejko: Çmimet mbeten të

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaron se kriza e çmimeve të larta do të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm. Guvernatori Gent Sejko shprehet se shkak i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare janë bërë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë. Sa i përket inflacionit, Sejko deklaroi se do të qëndrojë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa norma e interesit u rrit me 0.5 pikë përqindje.

“Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të mbeten të larta gjatë viteve 2022 dhe 2023. Këto çmime të larta do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të shoqërohen me ngadalësim të ritmit të rritjes në rang botëror", tha Sejko. 

Nga vlerësimi i bërë, Banka e Shqipërisë gjykon se ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga kohëzgjatja e këtij konflikti si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Territori shqiptar në orët e para të ditës mbetet në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë vendin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë k...

08:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI