Flash

Bordi i Ramës vendos rritjen çmimit të naftës, 233 lekë/litri

Lapsi.al 23 March 2022
Bordi i Ramës vendos rritjen çmimit të naftës, 233

Bordi i Transparencës në është mbledhur sot duke vendosur çmimet e shitjes së karburanteve deri më 25 Mars. Nafta do të kushtojë 233 lekë për litër, benzina 218 lekë për litër dhe gazi 93 lekë për litër.

Detaje nga njoftimi i Bordit të Transparencës: 

Bordi i Transparencës sot, datë 23 Mars 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 208 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm.

?Këto çmime reflektojnë rritjen në bursë të naftës dhe benzinës, ku me konkretisht:

nga data 16- 22 mars çmimi i naftës u rrit me 231 usd/ton dhe i benzinës me 113 usd/ton për të njëjtën periudhë.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 23-25 mars 2022, pas kësaj bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars 2022, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursës, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Territori shqiptar në orët e para të ditës mbetet në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë vendin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë k...

08:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI