Flash

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD/ Oferta e radhës për krahun e Berishës

Lapsi.al 23 March 2022
Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD/ Oferta e radhës për

Është mbyllur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku nuk kanë munguar as debatet. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat me 3 pika kërkohet ndalja e gjuhës përçarëse, ndërprerja e iniciativave në bazë dhe nisja e negociatave me Komisionin e Rithemelimit (të cilit nuk ia përmendin emrin) për të cilat është ngarkuar Enkelejd Alibeaj, si kryetar i komanduar.

QËNDRIM I KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

1. Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.

2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.

3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune t’i bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.

Të këshilluara

Vritet një gazetare ruse në Kiev

Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve po nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndim...

21:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI