Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Misteri i zhdukjes së ministrit rus të mbrojtjes në mes të luftës

Lapsi.al 24 March 2022
Misteri i zhdukjes së ministrit rus të mbrojtjes në mes të

Rusia publikoi pamje të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu pas raportimeve se ai ishte zhdukur prej gati dy javësh në mes të luftës në Ukrainë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti publikoi në internet një që tregon presidentin Vladimir Putin duke folur me këshilltarët e tij. Edhe Shoigu shfaqet në një cep të ekranit.

RIA Novosti tha se takimi ishte mbajtur të enjten për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Dyshimet për zhdukjen e ministrit 66-vjeçar u hodhën nga “Agentstvo”, një gazetë e pavarur investigative ruse, që raportoi të mërkurën se Shoigu, një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit, nuk ishte shfaqur në publik që nga 11 marsi.

“Agentstvo” gjithashtu pretendonte se agjencitë shtetërore ruse përdornin pamje të vjetra kur raportonin për të. E njëjta gjë ndodhi edhe kur ai dha çmimet ushtarake më 18 mars.

Përpara publikimit të videos, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se arsyeja pse Shoigu nuk ka dalë në media është sepse ai është shumë i preokupuar me konfliktin në vazhdim.

"Ministri i Mbrojtjes tani ka shumë shqetësime, siç e kuptoni. Një operacion special ushtarak është duke u zhvilluar," - u tha Peskov gazetarëve kur u pyet për Shoigu. "Sigurisht, tani nuk është koha për aktivitet mediatik. Kjo është mjaft e kuptueshme" – shtoi ai.

Peskov e bëri këtë arsyetim, pavarësisht se Shoigu bënte paraqitje pothuajse të përditshme në media për çështjen e Ukrainës deri më 11 mars.

Gazeta “Agentstvo tha se një arsye e mundshme për mungesën e Shoigu ishte se ai ishte sëmurë nga probleme me zemrën. Ka edhe raportime se ai mund të jetë nën arrest shtëpiak, së bashku me disa të tjerë për dështimin e pushtimit të Ukrainës.

Wall Street Journal raportoi më 19 mars dëshminë e një zyrtari amerikan se komandanti i njësisë së agjencisë ruse të inteligjencës FSB përgjegjës për Ukrainën ishte vendosur në arrest shtëpiak. Zyrtari tha gjithashtu se kishin shpërthyer përplasjet midis FSB-së dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes pasi pushtimi ka ngecur mes rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Kur u pyet për thashethemet se Shoigu vuante nga probleme me zemrën, Peskov tha: "Nuk keni nevojë të dëgjoni botimin e Agentstvo".

Të mërkurën, Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin dhe gjenerali Mark A. Milley, kryetar i shefave të përbashkët të shtabit, janë përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të organizojnë një telefonatë me Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov të cilët nuk janë parë publikisht që nga 11 marsi - por dyshja "deri më tani nuk kanë pranuar të angazhohen".

Profili i Shoigu në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes nuk është përditësuar që nga 11 marsi. Dmitry Treschanin, një gazetar rus në median e pavarur “Mediazona”, vuri në dukje në Twitter se artikulli i fundit për Shoigu që u shfaq në RIA ishte nga 11 marsi. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka bërë deri tani asnjë koment për gazetarët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lubonja: Si mund të bashkohen 3 grupet e PD

Publicisti Fatos Lubonja thotë se Partia Demokratike është ndarë tashmë në 3 pjesë dhe ajo që duhet është një përbashkim. “Ky diskursi që ka një vit që bëhet...

20:43

Rama emëron "policin" e policëve

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i ri i AMP, ka një karrierë 29-vjeccare në strukturat ...

19:38

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Lac, pranë fshatit Zejmen. Një automjet luksoz tip “Audi”, me të cilën udhëtonin tre persona k...

19:33

Shpërthim me tritol në Shkodër

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, në banesën e një 66-vjeçari. Burime bëjnë me dije se si paso...

15:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI