Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjykata njohu "11 dhjetorin", si reagojnë deputetët krah Berishës

Lapsi.al 25 March 2022
Gjykata njohu "11 dhjetorin", si reagojnë deputetët krah

Vijnë reagime nga krahu i Sali Berishës për vendimin e Gjykatës së Tiranës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit, ku u ngrit edhe Komisioni i Rithemelimit dhe u shkarkua Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia thekson se pengmarrja e vulës, logos dhe selisë me mbështetjen e regjimit Rama, mori fund.

"Partia Demokratike i kthehet edhe juridikisht demokratëve! Pas Kuvendit Kombëtar historik të 11 dhjetorit, pas referendumit të 18 dhjetorit dhe ratifikimit me votën e 6 marsit, gjykata i jep legjitimitetin e plotë, tashmë edhe juridik, Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Është fitore e vlerave, e të gjithë demokratëve, e frymës së bashkimit nën strehën e shtëpisë sonë të përbashkët Partisë Demokratike. Vullneti i palëkundur i demokratëve triumfoi duke qenë shumicë e dukshme dhe e konfirmuar disa herë radhazi.

Pengmarrja e vulës, logos dhe selisë me mbështetjen e regjimit Rama, mori fund.

Nga sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë për të bashkuar të gjithë demokratët, të gjithë shqiptarët në betejën më të rëndësishme për vendin, në përballjen me keqqeverisje Rama. Fitore!" - shkruan Spahia.

Deputeti Edi Paloka ka reaguar në lidhje me vendimin që dha sot gjykata e Tiranës, ku njohu statutin e kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.

Përmes një mesazhi në Facebook, Paloka tha se ‘Me ne fund drejtësia u vendos !”. Mes të tjerash ai ka postuar edhe disa foto nga Kuvendi i 11 dhjetorit që u mbajt në ‘Air Albania’.

Deputeti demokrat, pjesë e komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi iu është bashkuar reagimeve pasi gjykata vendosi në favor të Berishës, duke njohur 11 dhjetorin.

“Koha na dha të drejtë! Vota e 6 marsit na dha të drejtë! Gjykata na dha të drejtë!

Sovranitet absolut anëtarësisë së Partisë Demokratike!

Sot fitoi e vërteta! Fituan demokratët!

Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur! ✌?”, shkruan Këlliçi. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI