Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Futbollisti ukrainas: Dërgova familjen në Kiev 1 ditë para luftës, vetëm qaja

Lapsi.al 25 March 2022
Futbollisti ukrainas: Dërgova familjen në Kiev 1 ditë para

Futbollisti ukrainas i West Ham, Andriy Yarmolenko ka zbuluar në një intervistë se kishte dërguar gruan dhe djalin e tij në Ukrainë një ditë para fillimit të pushtimit rus. Ai tregoi se ka qenë në gjendje shumë të keqe ditët e para të luftës.

“Kur filloi gjithçka, më 24 shkurt, mbërrita në stërvitje dhe as që mund të flisja. Më rridhnin lot. I kërkova trajnerit të më linte të shkoja në shtëpi. Nuk besoja se kjo mund të ndodhte. E dërgova familjen time në Kiev një ditë më parë sepse djali im duhej të vizitohej në një mjek.”

Nuk mund të flija, as të haja, isha vazhdimisht në telefon me të afërmit e mi. Trajneri David Moyes më tha se mund të zgjidhja të stërvitesha ose jo dhe se duhej të bëja gjithçka që mundja për të garantuar sigurinë e familjes sime.

Më duhej të qëndroja profesionist kështu që u ktheva. Thjesht po çmendesha dhe duhej të shpërqendrohesha” - tha 32-vjeçari. Futbollisti ukrainas ka dhuruar një shumë prej 75 mijë euro për Forcat Ushtarake të Ukrainës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një automjet tip "Wolsvagen Toureg" me targa AA 090 OL, duke hyrë në qytetin e Beratit ka ngatër...

22:27

Aksident me vdekje në Qeparo

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Himarë-Sarandë mbrëmjen e sotme. A.B, 40 vjeç, banues në Qeparo, ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka dalë ...

21:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI