Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Albin Kurti: Kemi identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe, Kosova po përgatitet për çdo mësymje

Lapsi.al 24 March 2022
Albin Kurti: Kemi identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe, Kosova po

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e sigurisë në vend, pas tensioneve të ngritura si pasojë e shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kurti, ka thënë se qeveria po përgatitet që të mos befasohet nga ndonjë mësymje e mundshme ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se janë identifikuar 10 organizata ekstremiste të djathta serbe që përpiqen ta destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Sipas Kurtit, AKI i ka dërguar informacionet e gjetura në Prokurorinë e Shtetit.

“Janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, të cilat propagandojnë urrejtje, jo vetëm nacionale por edhe fetare, dhe që kanë njëfarë frymë mesjetare të ortodoksisë mistike… dhe që e kanë një këmbë në Beograd dhe një në Moskë. Janë organizata si 1939 dhe Car Llazari, po i përmend vetëm dy, por ka edhe të tjera”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti ka thënë mbledhjet e Këshillit të Sigurisë janë shpeshtuar, dhe sipas tij, një e tillë do të mbahet edhe nesër.

“Kemi shpeshtuar mbledhjet e Këshilliut të Sigurisë, ku diskutojmë informacionet më të reja, bëjmë përgatitjet më të reja, sa i përket pajisjeve por edhe vëzhgimeve dhe aktiviteteve. Një takim e kemi edhe nesër”, ka thënë kryeministri në një intervistë për KTV-në, transmeton Gazeta Express.

“Në prapavijë, intensivisht jemi duke u përgatitur që të mos ketë kurrfarë befasie dhe institucionet të jenë të sinkronizuara dhe të jenë të përgatitura ndaj çfarëdo mësymje ndaj Kosovës nga kushdoqoftë”, ka shtuar Kurti. /Express

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Qeparo

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Himarë-Sarandë mbrëmjen e sotme. A.B, 40 vjeç, banues në Qeparo, ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka dalë ...

21:31

Lubonja: Si mund të bashkohen 3 grupet e PD

Publicisti Fatos Lubonja thotë se Partia Demokratike është ndarë tashmë në 3 pjesë dhe ajo që duhet është një përbashkim. “Ky diskursi që ka një vit që bëhet...

20:43

Rama emëron "policin" e policëve

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i ri i AMP, ka një karrierë 29-vjeccare në strukturat ...

19:38

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Lac, pranë fshatit Zejmen. Një automjet luksoz tip “Audi”, me të cilën udhëtonin tre persona k...

19:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI