Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ministri i Brendshëm i Serbisë: Albin Kurti bëri hapin e parë drejt luftës

Lapsi.al 24 March 2022
Ministri i Brendshëm i Serbisë: Albin Kurti bëri hapin e

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha” suspendimin e gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, të martën në Beograd, raporton B92.

Madje ai ka thënë se është një hap drejt përfshirjes së vendit të tij në luftë në Kosovë apo konflikt siç e ka quajtur ai.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin”, tha Vulin.

“Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”.

Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një mesazh, siç e ka quajtur, “urgjent” për t’i thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më.

“Të nderuar qytetarë, me urdhër të Albin Kurtit është ndërruar kryetarja e Gjykatës Themelore, gjyqtarja serbe Ljiljana Stevanoviç. Për nesër në mëngjes ishte përgatitur shkarkimi i të gjithë policëve serbë që ishin në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Albin Kurti vendosi të sulmojë serbët, ai e shkeli Marrëveshjen e Brukselit dhe, sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, ka thënë Vuçiç në video-mesazhin e tij.

Vuçiç, në retorikën e tij të zakonshme, më tej është shprehur se “Serbia dëshiron që paqja të ruhet” dhe këtë e pohoi si “paralajmërim për vendet e QUINT-it dhe Komunitetit Ndërkombëtar”.

Edhe drejtori i zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, ka vazhduar retorikën e shefit të tij politk, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se “është skandal i proporcioneve të paprecedentë dhe revanshizëm politik” shkarkimi i gjyqtares në Mitrovicë të Veriut nga autoritetet e Kosovës.

“Me këtë lëvizje, Albin Kurti u fut në një epokë të dhunës politike dhe heqjes së të drejtës së serbëve, dhe tregoi se dëshiron të shoh ndjekës të tij në poste drejtuese të institucioneve që i përkasin popullit serb, e jo njerëzve me integritetit siç është zonja Stevanoviç”, ka thënë Petkoviç.

Ky ashtuquajtur drejtor tha se “dhuna politike e Kurtit nuk do të ketë sukses”.

“Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe shteti i Serbisë do të vazhdojnë të jenë të fortë dhe të vendosur me popullin në Kosovë”, ka reaguar ky zyrtar.

Të këshilluara

Lubonja: Si mund të bashkohen 3 grupet e PD

Publicisti Fatos Lubonja thotë se Partia Demokratike është ndarë tashmë në 3 pjesë dhe ajo që duhet është një përbashkim. “Ky diskursi që ka një vit që bëhet...

20:43

Rama emëron "policin" e policëve

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i ri i AMP, ka një karrierë 29-vjeccare në strukturat ...

19:38

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Lac, pranë fshatit Zejmen. Një automjet luksoz tip “Audi”, me të cilën udhëtonin tre persona k...

19:33

Shpërthim me tritol në Shkodër

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, në banesën e një 66-vjeçari. Burime bëjnë me dije se si paso...

15:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI