Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

“U vra 20 minuta pasi zbriti në Ukrainë”/ E vërteta e snajperistit më të mirë në botë

Lapsi.al 24 March 2022
“U vra 20 minuta pasi zbriti në Ukrainë”/ E vërteta e

“I vrarë nga forcat ruse vetëm 20 minuta pasi doli në aksion në Mariupol”, - ky ishte lajmi që u shfaq në rrjetet sociale më 15 mars për “Wali”, super-snajperistin kanadez që shkoi vullnetar për të luftuar përkrah ukrainasve.

Tashmë është “Wali” (emri i tij i vërtetë nuk është zbuluar asnjëherë për arsye të kuptueshme) ai që mohon lajmin.

“Isha i fundit që mora vesh për vdekjen time”, - tha ai me shaka në një intervistë me video për gazetën Toronto Star.

“Wali” konsiderohet si një nga snajperët më të mirë në botë. Ai ishte pjesë e regjimentit Royal 22e (një regjiment këmbësorie i ushtrisë kanadeze). Në internet qarkullojnë shifra rekord për të (nëse mund të përkufizohen vrasjet si të tilla).

Një snajper normal qëllon deri në 10 objektiva në ditë, ndërsa ai në Afganistan dhe Irak ka goditur deri në 40. Për këtë aftësi Ëali është modest.

"Unë nuk jam më i miri në botë. Unë jam i mirë, por këtu në Ukrainë ka më të mirë. Unë isha një programues kompjuterësh deri para disa javësh dhe për të qenë një snajper i mirë duhet të stërvitesh çdo ditë ndaj unë jam pak jashtë forme.

Nuk kam vrarë ende asnjë rus, por kam dhënë kontributin tim. Snajperët nuk përdoren vetëm për të vrarë, por edhe për diçka tjetër, ne jemi vëzhguesit më të mirë dhe ndihmojmë inteligjencën" – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lubonja: Si mund të bashkohen 3 grupet e PD

Publicisti Fatos Lubonja thotë se Partia Demokratike është ndarë tashmë në 3 pjesë dhe ajo që duhet është një përbashkim. “Ky diskursi që ka një vit që bëhet...

20:43

Rama emëron "policin" e policëve

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i ri i AMP, ka një karrierë 29-vjeccare në strukturat ...

19:38

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Lac, pranë fshatit Zejmen. Një automjet luksoz tip “Audi”, me të cilën udhëtonin tre persona k...

19:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI