Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ushqimet që merr me vete çdo ditë një ushtar ukrainas

Lapsi.al 24 March 2022
Ushqimet që merr me vete çdo ditë një ushtar ukrainas

Ushtarët ukrainas janë duke përfituar nga avantazhi i tyre si vendas. Qytetarët u ofrojnë biskota dhe ëmbëlsira. Armiku i tyre nuk ka një fat të tillë. Ka pasur raporte të trupave ruse duke plaçkitur dhe duke kërkuar ushqime. Fshatarët pranë Kharkiv ankohen se pulat dhe prodhimet e grumbulluara në shtëpi u janë vjedhur.

Ka bërë xhiron një video e xhiruar në një kuzhine të kapur të ushtrisë ruse ku shihen qepë dhe patate. Ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar foto të ushqimeve të konservuara që kanë datën e skadencës të vitit 2015.

Një gazetar i BBC që ka shkuar në front thotë se kur takoi ushtarët ukrainas u kërkoi të shohë se çfarë ushqimesh kanë me vete. Komandanti i togës i dhuroi gazetarit të BBC një paketë me racione ditore.

Brenda sipas tij kishte 17 gjëra të ndryshme: qull gruri me mish viçi; supë me oriz dhe mish; çomlek; pulë me perime; mish derri me perime; patatina; biskota; qese çaji; kafe; pije, rrush i zi pa fara; mjaltë; sheqer; piper i zi; çamçakëz; bar me çokollatë të zezë; lugë plastike; peceta të lagura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një automjet tip "Wolsvagen Toureg" me targa AA 090 OL, duke hyrë në qytetin e Beratit ka ngatër...

22:27

Aksident me vdekje në Qeparo

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Himarë-Sarandë mbrëmjen e sotme. A.B, 40 vjeç, banues në Qeparo, ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka dalë ...

21:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI