Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Arjan Çani: Rama ka infiltruar njerëz në PD, kriza sapo ka filluar

Lapsi.al 24 March 2022
Arjan Çani: Rama ka infiltruar njerëz në PD, kriza sapo ka

Gazetari Arjan Çani thotë se kriza në Partinë Demokratike sapo ka filluar. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani deklaroi se në lojën e PD-së është futur edhe vetë kryeministri Edi Rama që sipas tij po parandalon ikjen e deputetëve të PD-së në drejtim të Komisionit të Rithemelimit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Të njëjtën gjë sipas Çanit po bën edhe ambasada amerikane në Tiranë.

“Kriza nuk është konsumuar, sapo ka filluar. Ambiciet nuk janë shprehur. Nuk e dimë kush do të jetë në garë përveç Berishës. E treta, të mos harrojmë, që ndërkohë që po flasim, po luhet shumë underground dhe faktorë të tjerë po hyjnë.

Gaz Bardhi ka bërë një sulm të paparë, ka sulmuar gjykatësin. Unë nuk besoj te bashkimi. Di që kur gota thyhet, nuk ngjitet më. Mund të ketë lëvizje fluide brenda grupeve, por ndarja ka ndodhur, divorci ka ndodhur. Nuk besoj te bashkimi fare.

Nëse gjykata e njeh, çfarë ndodh? Do të thotë që Berisha duhet të kthehet në seli? Gaz Bardhi ka thënë gjykatësi do të ketë problemin me drejtësinë. Ende nuk është konsumuar kriza e vulës dhe selisë. Është proces interesant, nuk duhet parë si dramë, por si serial interesant.

Në vend të merremi me një kryeministër, që nuk po josh dhe shumë, ka dy mandate të tjera deri në 2029, kjo në këtë moment nuk është keq. Përveç gjykatësit që hyn nesër, ka faktorë të tjerë, që janë të lidhur me Ramën. Rama ka futur njerëz te grupi i Bashës, që të ndikojë t’i frenojë që të kalojnë me Berishën.

Janë futur edhe amerikanët në lojë, me mesazhe me gjëra… Në këtë krizë një element mbetet i pandryshueshëm, që quhet Berisha. 9 shtatori riktheu Berishën. Ai nuk ikën nga kjo jetë pa nder dhe dinjitet. Ai do t’i thotë amerikanëve, ju nuk më doni, por unë jam kryetar i opozitës!”, - tha Çani.

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një automjet tip "Wolsvagen Toureg" me targa AA 090 OL, duke hyrë në qytetin e Beratit ka ngatër...

22:27

Aksident me vdekje në Qeparo

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Himarë-Sarandë mbrëmjen e sotme. A.B, 40 vjeç, banues në Qeparo, ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka dalë ...

21:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI